Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një park me skulptura në kujtim të viktimave të Covid në Toscana

schedule15:27 - 11 Qershor, 2021

schedule 15:27 - 11 Qershor, 2021

Me gjeste të sakta dhe të sigurta i japin jetë skulpturave të mëdha, në kornizën e fshatit Toskanë, në Itali.

12 artistë që vijnë nga Spanja, Armenia, Irani, Japonia, Kina dhe vende të tjera, punojnë së bashku me rastin e edicionit të dytë të simpoziumit ndërkombëtar “Guri Sublim” dedikuar viktimave të Covid në botë.

Skulptura përveçse një mjet bukurie, është bërë dhe shprehje e dialogut mes popujve dhe rilindjes pas pandemisë.

Në përfundim të simpoziumit, veprat e realizuara do të vendosen në një park arti, në kujtim të viktimave. Një mesazh që sheh nga e ardhmja por që nuk harron të kaluarën: një vit e gjysmë vuajtje dhe sakrificash për të gjithë.

“Guri Sublim” është organizuar falë kontributit të rajonit të Toskanës dhe Parlamentit Europian./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!