Një paralajmërim për Rusinë, Gjermania: Ta shpallim “Holodomor” gjenocid

schedule14:20 - 25 Nëntor, 2022

schedule 14:20 - 25 Nëntor, 2022

Ministrja e jashtme gjermane Annalena Baerbock ka mirëpritur përpjekjet në parlamentin e vendit për të shpallur Holodomor, vdekjen nga uria të miliona ukrainasve në vitet 1932-1933, një “gjenocid”, sipas mediave të huaja.

Ky vendim pritet të jetë një “paralajmërim” për Rusinë pasi Ukraina po përballet me një krizë të mundshme urie këtë dimër për shkak të pushtimit të Moskës. Politikanët planifikojnë të votojnë për rezolutën javën e ardhshme, pas ditës përkujtimore të Ukrainës për urinë, e cila bie çdo vit të shtunën e fundit të nëntorit.

Holodomor u shkaktua nga përpjekjet e liderit sovjetik Josef Stalin për të kolektivizuar bujqësinë dhe për të çrrënjosur lëvizjen e sapolindur nacionaliste të Ukrainës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!