Një nga zbulimet më të bukura, Bytyqi: Na mohuan një gol të sigurt sot

schedule19:33 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 19:33 - 23 Dhjetor, 2020

Altin Bytyqi është një nga zbulimet më të bukura të Kukësit të këtij sezoni. Vetëm 19 vjeç dhe titullar në qendër të mbrojtjes, lojtari dardan po paraqitet mirë dhe foli pas ndeshjes në Supersport në lidhje me barazim ndaj Tiranës.

I falënderoj stafin dhe lojtarët, pasi kam përkrahje shumë të madhe në klub. Sezoni po ecën shumë mirë, kemi lojtarë me eksperiencë në ekip, vetëm tre lojtarë janë nga ekipi i kaluar.

Është përgjegjësi e madhe të jem në vijën e fundit, por kam përkrahjen e trajnerit dhe gjithë stafit teknik. Jam duke ecur mirë dhe shpresoj të vazhdoj kështu.

Duelet me rivalët direkte? Ishim i angazhuar i gjithë ekipi sot. Eze shënoi një gol të sigurt, por na e mohuan. Dy ndeshjet e para i humbëm pasi ishim ekip i ri, na u desh kohë për t’u ambientuar me njëri-tjetrin. Sot e kisha një shans, por nuk deshi fati të kapja topin“, përfundon Bytyqi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!