Një nga vendet më të prekura nga Covid-19, Spanja gati robotët për të testuar 80 000 persona në ditë

schedule10:09 - 23 Mars, 2020

schedule 10:09 - 23 Mars, 2020

Spanja do të angazhojë një “flotë” robotësh të cilët mund të bëjnë 80,000 teste për koronavirusin në ditë. Vendi është aktualisht i dytë më i prekur në Evropë nga koronavirusi ndërsa në vendin e parë mbetet Italia me  59,138 raste të konfirmuara dhe 5,476 viktima.

Sa i përket Spanjës, numri i të infektuarve ka shkuar në 29,909 nga të cilët 1,141 janë konfirmuar vetëm ditën e sotme. Nga numri total i viktimave, 41 e kanë humbur jetën vetëm 24 orët e fundit.

Tashmë, për të mbajtur situatën nën kontroll, autoritetet spanjolle besojnë se testimi në masë mund të jetë një mënyrë efikase. Deri më tani, autoritetet e shëndetit në vend bëjnë mes 15,000 dhe 20,000 teste.

Duke folur në një konferencë të shtunën, drejtuesja e Institutit Spanjoll të Shëndetit Raquel Yotti u shpreh:

“Një plan për të automatizuar testet përmes robotëve është tashmë i krijuar dhe Spanja është zotuar që të blejë 4 robotë që mund të ekzekutojnë 80,000 teste në ditë.”

Nuk dihet ende sesi ekzaktësisht do të operojnë këta robotë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!