Një nga policët që arrestoi George Floyd rezulton me rekorde kriminale

schedule18:34 - 6 Qershor, 2020

schedule 18:34 - 6 Qershor, 2020

Një nga policët që arrestuan George Floyd ishte punësuar edhe pse kishte pasur rekorde kriminale të më pashme. Përpara se të bëhej polic, Thomas Lane kishte kryer disa vepra penale si dhe shkelje te qarkullimit rrugor.

Lane, është akuzuar të mërkurën mbrëma në lidhje me vdekjen e afro-amerikanit, gjë që ndodhi kur ai ishte në turn të plotë si oficer policie.

Para se të bashkohej me policinë, Business Insider zbuloi se 37-vjeçari kishte bërë shkelje të trafikut dhe u bë oficer pavarësisht se kishte një precedent penal. Ai ka qenë dënuar për shtatë akuza në total, mes tyre pengim të procesit ligjor dhe një akuzë për dëmtimin e pasurisë.

Lane gjithashtu kishte punuar një sërë punësh në industrinë e shërbimeve përpara se të punësohej si oficer policie. /abcnews.al/