Dhjetëra migrantë janë shpëtuar nga një varkë në ishullin grek të Halki, sipas njoftimit të një roje bregdetare të mërkurën. Shpëtimi i migrantëve ishte një nga operacionet më të mëdha të zhvilluara në muaj, raporton Reuters.
Të paktën 96 njerëz janë shpëtuar. Operacioni ndodhi 21 milje në perëndim të ishullit të vogël Egje të Halki, afër Turqisë, ndërsa dëshmitarët njoftuan se kishte më shumë njerëz në bord.
Dhjetë anije, dy helikopterë dhe një frigatë ishin pjesë e operacionit të së martës. Shumica e imigrantëve u dërguan në ishullin Rodos.
Një roje bregdetare greke tha se rojet bregdetare të Turqisë u përpoqën të ndërhynin në operacion , ndërsa një zyrtar i marinës, i cili qëndroi në kushtet e anonimitetit tha se disa nga migrantët ishin mbledhur nga një anije turke.
“Ne do të vazhdojmë kërkimet tona deri në shpresën e fundit,” tha për Reuters një prej zyrtarëve.
Greqia ka qenë porta kryesore për mijëra azilkërkues, shumë prej të cilëve janë larguar për t’i shpëtuar luftës në Siri, duke udhëtuar nga Turqia në vitet 2015 dhe 2016./abcnews.al