Tirana ka mësuar nga gabime dhe në merkaton e verës pritet të përqendrohet tërësisht në tregun vendas për të përmirësuar organikën e saj. Qendra e mbrojtjes është një pikat e dobëta dhe aty do të jetë vëmendja kryesore, pasi edhe Kristi Vangjeli nuk pritet të vazhdojë sezonin e ardhshëm.
Nga Maqedonia e Veriut, Infosport bën me dije se bardheblutë do provojnë të marrin në verë një nga qendërmbrojtësit më të mirë në qarkullim në Kategorinë Superiore. Mevlan Adili mësohet të jetë shënjestra e Tiranës për të përmirësuar mbrojtjen.
Problemi është me kontratën e 27-vjeçarit, e cila përfundon në fund të sezonit të ardhshëm dhe Vllaznia nuk pritet ta lejojë të largohet falas. Tiranës do i duhet të paguajë për mbrojtësin nga Shkupi dhe nuk dihet nëse janë të gatshëm ta bëjnë këtë. Eljon Sota i Apolonisë flitet gjithashtu për akord me bardheblutë. /abcnews.al