Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024.
Kampionati europian në Gjermani do të jetë aventura e fundit e mesfushorit 34-vjeçar.
Në një reagim në faqen zyrtare të Real Madrid, Presidenti i klubit Florentino Perez shprehet se mesfushori gjerman ishte një nga më të mëdhenjtë që ka njohur historia e klubit të “Los Blancos”.
“Toni Kroos është një nga lojtarët më të mëdhenjtë në historinë e Real Madrid-it. Ky klub do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, deklaron Perez./ h.ll/abcnews.al