Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Një në katër të rritur në SHBA janë tashmë plotësisht të vaksinuar për Covid-19

schedule08:35 - 9 Prill, 2021

schedule 08:35 - 9 Prill, 2021

Rreth një e katërta e të rriturve në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 66 milionë njerëz, janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19, sipas të dhënave të botuara të enjten nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Më shumë se një e treta e popullsisë së përgjithshme të SHBA, mbi 112 milionë njerëz, e kanë marrë të paktën një dozë vaksine, duke përfshirë më shumë se 43% të të rriturve dhe gati 77% të personave të moshës 65 vjeç ose më të rritur.

Të dhënat e CDC tregojnë se 174,879,716 doza të vaksinës Covid-19 janë administruar, rreth 76% e 229,398,685 dozave të dorëzuara. Pra janë më shumë se 3.4 milionë doza të raportuara të administruara që nga dje, për një mesatare shtatë-ditore prej më shumë se 3 milionë doza në ditë.



Të dhënat e botuara nga CDC mund të vonohen dhe dozat mund të mos jenë bërë në ditën e raportuar. sb/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!