“Një ndjenjë e papërshkrueshme”, Gold AG flet për herë të parë si baba i Guerilit

schedule09:38 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 09:38 - 5 Dhjetor, 2020

Gold Ag u bë baba për herë të parë pak ditë më parë. Guerili erdhi në jetë në një datë të shënuar për shqiptarët, me 28 Nëntor, një dëshirë që iu plotësua reperit pasi edhe më parë kishte shprehur dëshirën që vogëlushi të vinte në jetë pikërisht në këtë datë.

Reperi ka folur dhe më parë për ndjenjën e veçantë e të qenit një baba, por së fundmi në një intervistë për Prive, Goldi ka dhënë shpjegimin e tij pse vogëlushi erdhi në jetë pikërisht në këtë datë, pasi u komentua gjatë ardhja në jetë e tij në këtë ditë të shënuar.

“Një ndjenjë shumë e mirë, e papërjetuar ndonjëherë, nuk e di a ka me patur ndonjëherë ndjenjë më të mirë në botë, veç kuptohet nëse vjen fëmija tjetër. Ama kjo ndjenjë është e papërshkrueshme. Ndoshta unë me të vërtetë kam patur qejf me lindur më 28 Nëntor, një datë e mirë si për mua por dhe për krejt shqiptarët.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gold AG (@arianagushi)

Ndoshta lutja nuk mu ka pranuar mua që kam patur qejf, ndoshta iu ka pranuar ndonjë nëne të një dëshmori, fëmijës së një dëshmori, familjarët e tyre që e kanë kuptuar se përafërsisht kam thënë se nga 28 Nëntori, kanë thënë ishalla lind se ndoshta ky djalë ka qejf dhe e meriton. Pa dëshirën e Zotit kjo punë nuk do ishte bërë kurrë në jetë.”, u shpreh Gold Ag. /abcnews.al