Një muze në Amsterdam po ndryshon emrin për shkak të luftës në Ukrainë

schedule12:48 - 28 Qershor, 2023

schedule 12:48 - 28 Qershor, 2023

Muzeu në Amsterdam, i cili ndërpreu lidhjet me koleksionin Hermitage nga Shën Petersburg pas fillimit të konfliktit në Ukrainë, ka ndryshuar zyrtarisht emrin dhe ka njoftuar partneritet me galeri të njohura në Londër, Paris dhe Uashington. “Hermitage Amsterdam” do të quhet “muzeu H’ART” nga shtatori.

Muzeu ka krijuar një partneritet me Muzeun Britanik, Qendrën Pompidou dhe Muzeun Amerikan të Artit Smithsonian. “Është një hap i ri emocionues për ne, një model bashkëkohor dhe i sigurt për të ardhmen,” tha drejtoresha e muzeut Annabelle Birnie në një deklaratë për mediat.

Muzeu u hap fillimisht në vitin 2009 dhe u mbështet gjerësisht në koleksionin e madh të artit të Hermitage në Shën Petersburg për të organizuar ekspozita. Megjithatë, vitin e kaluar ajo i dha fund marrëdhënies, duke thënë: “Me pushtimin në Ukrainë, një kufi është kaluar. Lufta shkatërron gjithçka.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!