Një muze historik shqiptar përtej atlantikut/ Oda-Muze me 600 objekte e krijuar nga Anton Junçaj

schedule08:39 - 10 Janar, 2024

schedule 08:39 - 10 Janar, 2024

Anton Junçaj ka treguar se si ka krijuar një muze historik shqiptar në Amerikë. Prej 22-vitesh ai është vendosur në Amerikë, ndërsa rrëfen në “ABC e Mëngjesit”, se nuk asnjë moment nuk i ka harruar traditat dhe ka krijuar Odën Muze me 600 objekte e quajtur “Rapsha e Hotit”.

“E nisa me bujlerë, djep fëmijësh, veshje kombëtare dhe instrumente. Pjesën më të madhe të objekteve i kemi trashëgimi kulturore. Armët stërgjyshore i kam sjellë pjesë-pjesë nga Shqipëria në SHBA. Në Amerikë, udhëheq punëtorët në një ndërmarrje që prodhon automjete. Ndërmarrja është e vëllait tim dhe unë udhëheq punëtorët”, ka treguar ai.

Po ashtu ai rrëfeu se Shqipëria në festivalin Folklorik burimor botëror ka dalë e para.

“Kur mora mesazhin nuk po u besoja syve, vajza më ‘zgjoi’ e më tha se ishte e vërtetë. Në mesin e 180 shteteve Shqipëria doli e para”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!