Në mesjavë do të luhen edhe ndeshjet e javës së 23-të të Abissnet Superiores. Në “Loro Boriçi” ditën e enjte ora 16:45 Vllaznia do të presë në shtëpi Dinamon e Bledar Devollit.
Për këtë përballe trajneri Thomas Brdaric do të ketë një mungesë të rëndësishme, ndërsa e gëzon fakti që në mbrojtje do t’i rikthehen dy lojtarë të tjerë kyç në formacionin e shkodranëve.
Gardiani Bojan Zogovic mungon për kuqeblutë, pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e shkuar, dhe interesant është fakti se portieri i shkodranëve u ndëshkua për herë të parë në karrierën e tij me karton të kuq, me malazezin që kundërshtoi ashpër vendimet e kryesorit Alla.
Te shkodranët në këtë duel pritet të rikthehet mbrojtja, me Esin Hakaj dhe kapitenin Erdenis Gurishta që do jenë në dispozicion të Brdaric. /f.a/abcnews.al