Një muaj pushtim, Zelensky thirrje njerëzve për protesta globale: Mbështesni Ukrainën në emër të lirisë

schedule07:48 - 24 Mars, 2022

schedule 07:48 - 24 Mars, 2022

Më 24 mars është bërë një muaj prej kur presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur pushtimin e Ukrainës.

Megjithatë, ai vendimin e tij e quan “operacion special ushtarak”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje njerëzve në gjithë botën që të dalin në rrugë dhe të protestojnë si shenjë mbështetjeje për Ukrainën.

Ai ka thënë se lufta e Rusisë nuk është vetëm kundër Ukrainës, por edhe kundër lirisë së njerëzve gjithandej – dhe që bota duhet ta ndalë Rusinë./Rel

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!