Një muaj pas tërmetit në Durrës: Banoret radhë për bonusin, mijëra jetojnë në çadra

schedule15:41 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 15:41 - 26 Dhjetor, 2019

Qytetarë të Durrësit, edhe pas një muaji nga tërmeti vijojnë të mbajnë radhë për të dorëzuar letrat dhe për të përfituar bonus qeraje pasi banesat e tyre janë të pabanueshme. Kronika në vijim sjell gjendjen në të cilën ndodhet Durrësi aktualisht dhe të dhënat e fundit për strehimin e banorëve në çadra.

Një muaj pas tërmeti goditi rëndë Durrësi në shumë banorë të tij vazhdojnë të mbajnë radhë tek bashkia për të përfituar një bonus qeraje.

Banorë të tjerë e kanë të pamundur të shkojnë tek hotelet që ua ka caktuar shteti për të qëndruar deri sa banesat e tyre të bëhen të jetueshme.

Ndërsa të tjerë do të rriskojnë të vijojnë jetën në objekte që u është vënë kryqi i verdhë, shenja dalluese që pallati është për rindërtim.

Në pallatin tonë nuk banon asnjë. Është i pabanueshëm, është me kryq të verdhë, i vënë nga inspektorët grekë, 25 vjeç me duar në xhepa. Presim akoma edhe sot ekspertë të tjerë”, shprehet një banore.

Në total në bashkinë Durrës janë 589  çadra të vendosura për banorët. Në to janë strehuar 6075 qytetarë. Ulja e temperaturave ka sjellë nevojën e zëvendësimit të 222 çadrave.

Në bashkinë Shijak janë 174 cadra të ngritura dhe janë të nevojshme që të ngirhen 35 çadra dimërore. Ndërsa në Manëz janë 15 kontenierë të pozicionura në fshatin Kuçok. Si problematikë në këtë qark është identifikuar mungesa e rezervave në ushqime./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!