Një muaj nën ujë, banorët e Obotit i humbasin të gjitha

schedule16:23 - 24 Mars, 2018

schedule 16:23 - 24 Mars, 2018

Në fshatin Obot të njësisë administrative të Anës së Malit mund të qarkullosh vetëm me varka. Banorët janë totalisht të izoluar dhe të dëmtuar ekonomikisht, por apeli i vetëm i tyre mbetet ushqimi për bagëtitë.

Uji ka marrë “pushtetin” në Obot. Banorët e kanë humbur çdo lloj beteje dhe po gjejnë kushte të pazakonta për të mbijetuar. Varkat u mundësojnë lëvizjen për të blerë diçka apo për t’u shërbyer bagëtive.

Të mbjellat i ka mbuluar uji. Oboti nuk është më i njëjti. Sigurimi i bazës ushqimore për gjënë e gjallë mbetet problem për banorët. Edhe pse kanë humbur shpresat, ata shprehen të vendosur për të mos e braktisur vendlindjen e tyre.

Prej një muaji, mijëra Ha toka ndodhen nën ujë. Përveç të gjithave, banorët e këtushëm duhet të përballen edhe me mungesën e energjisë elektrike për shkak të demtimit të rrjetit dhe transformatorëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!