Një minoritare greke në garë me PS, Malo: Fokusi kryesor mbetet qeverisja

schedule08:35 - 21 Prill, 2021

schedule 08:35 - 21 Prill, 2021

Kandidatja e Partisë Socialiste në Gjirokastër, Artemis Malo foli në “Abc-ja e mëngjesit” për  zgjedhjet e 25 prillit, përplasje me partitë e tjera minoritare si edhe vendimin për të vendosur 2 javë karantinë për të ardhurit nga RMV dhe Greqi.

 “Fakti i të qenit minoritare në Shqipëri mua më nderon. E quaj veten shumë të pasur po ashtu edhe rezultati pozitiv i bashkëjetesës mua gjithashtu më nderon. Nuk më ka dhënë asnjëherë asnjë diskriminim”, u shpreh ajo.

Sa i përket vendimit të Komitetit të Ekspertëve për të vendosur karantinë për të ardhurit nga RMV dhe Greqia, deklaroi se një vendim i tillë i përket mjekëve dhe se jeta dhe shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm.

“Ajo që preket më shumë është forca jonë politike sepse 80% e emigrantëve votojnë PS. Ne kemi kontakt më shumë emigrantë që janë shprehur të mërzitur. Por ky është një vendim i ekspertëve dhe nuk mund të ndërhyjmë”, tha jo.

Gjatë bisedës me gazetarin Enkel Demi, ajo u shpreh se fokusi kryesor është rezultati pozitiv dhe vazhdimi i qeverisjes.

“Nëse unë do të jem apo jo në Kuvend këtë le ta vendosë vota e popullit. Ne aderojmë dhe punojmë për të gjithë qarkun. Ne e kemi shumë të hapur rrethin shoqëror në të gjithë qarkun”, tha Malo.

Gjithashtu ajo theksoi se nuk ka asnjë përplasje me PBDNJ, ndërsa shtoi se politika duhet parë si mjet konkurrence dhe jo si përçarëse.

“Vangjel Tavo nuk kërkon përplasje personale me mua, ne na detyrohet shumë, flas për të gjithë paraardhësit e mi. Tavo e ka çështje jete sepse jeton me politikën. Sa i përket profesionit të tij si mjek nuk e ka ushtruar kurrë. Në qarkun tonë, Tavo jeton prej politikës”, tha më tej ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!