Tifozët e Milanit presin përforcime dhe pritshmëritë ndaj drejtuesve në merkaton e janarit janë të mëdha. Telenovela Ibrahimovic ende vazhdon, por duket se është drejt finalizimit.
Kuqezinjtë janë në kërkim dhe të një mesfushori dhe emrat nuk kanë munguar. I fundit që lidhet me një kalim tek ‘Djalli’ është Mohamed Elneny. Lojtari në pronësi i Arsenalit që luan në huazim tek Besiktas, shikohet nga bordi i Milanit si një lojtar që mund të bëjë diferencën.
Babai i egjiptianit, Nasser Elneny, në një intervistë për ‘Sada Al Balad Tv’, tregon si po shkojnë negociatat me klubin milanez. “Bisedimet mes palëve janë në faza të avancuara tashmë. Kontrata ende nuk është firmosur, por orët e ardhshme do të jenë vendimtare. Ai ka bërë mirë tek Besiktas, por është gati për një aventurë me një klub si Milani,” tregon babai i mesfushorit. /abcnews.al