Një makinë bie në rrjedhën e Selenicës, forcat e ushtrisë në ndihmë

schedule13:49 - 4 Shkurt, 2018

schedule 13:49 - 4 Shkurt, 2018

Një makinë me të cilën po udhëtonin dy vetë ka rënë në rrjedhën e lumit Selenica pranë Bishtit të Malit.

Menjëherë në ndihmë të tyre janë nisur forcat e ushtrisë.

Në një njoftim zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes, një helikopter i Forcave të Armatosura niset drejt Anamerasit për t’i ardhur në ndihmë të bllokuarve./abcnews.al