Kukësi është skuadra e cila këtë sezon ka arritur të bëjë një lojë mjaft argëtuese për syrin e publikut, dhe kjo e gjitha falë trajnerit Diego Longo i cili ka arrit të përçojë te lojtarët fizionominë e tij të lojës.
Te verilindorët rëndësia ka grupi i lojtarëve dhe tekniku italian e përmend shpesh herë se kjo është shumë e rëndësishme për punën e tij.
Por një situatë ka ndodhur te skuadra e Longos, dy nga lojtarët që nuk janë në preferencat e italianit kanë marrë vendim për të ardhmen e tyre.
Bëhet fjalë për Albin Gashin, i cili ka ndërprerë marrëveshjen me verilindorët dhe sipas asaj që raporton “Panorama Sport” kjo ka ardhur për arsye familjare të vetë lojtarit.
Gashi sezonin e kaluar ka zhvilluar me Kukësin 27 takime duke shënuar edhe një gol, ndërsa këtë sezon me skuadrën e Longos nuk ka arritur të gjejë një vend në formacionin e skuadrës.
Nëse lojtari i dytë është larguar nga skuadra dhe nuk është më lojtar i Kukësit, mund të thuhet se të njëjtën rrugë do të ndjekë edhe mbrojtësi 31-vjeçar, Donald Rapo, për të cilin është çështje ditësh largimi nga ekipi.
Edhe Rapo nuk ka mundur të bindë teknikun e Kukësit që t’i besojë një vend në formacion dhe për këtë lojtari ka menduar largimin. /f.a/abcnews.al