Një legjendë e Milanit mund të ulet në stolin e kombëtares së Kosovës

schedule10:26 - 3 Korrik, 2023

schedule 10:26 - 3 Korrik, 2023

Kosova është në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Alain Giresse.

Aventura e francezit nuk zgjati shumë në stolin e dardanëve, kjo pas paraqitjeve të dobëta në ndeshjet e para të kualifikueseve të Europianit.

Në Kosovë, një emër i njohur i arenës së futbollit ka dalë në skenë për të marrë drejtimin e skuadrës. Andri Shevçenko, ish-sulmuesi i njohur i Milanit, i është propozuar Federatës Kosovare të Futbollit.

Kështu të paktën raportohet në Kosovë nga gazetari Ylber Kelmendi, i cili gjithashtu zbulon edhe një emër tjetër si kandidat për stolin:

“Kosova, superatraktive për trajnerët e huaj. Legjenda e Milanit, Andrij Shevçenko, i është propozuar FFK-së për trajner të Kosovës. Ish-trajneri i kombëtares së Ukrainës dhe klubit italian Xhenoa, është i gatshëm të marrë drejtimin e kombëtares sonë. Përveç Shevçenkos, edhe ish-trajneri i Kamerunit, Toni Konseisao, përmes agjentëve të tij ka shprehur dëshirën për të marrë drejtimin e dardanëve”, shkruan gazetari./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!