Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë dhe plot mister që ndodhi një ditë më parë në periferi të qytetit të Fushë-Krujës. Sipas të dhënave, mësohet se pasi kanë fikur zjarrin që kishte përfshirë tërësisht makinën, shërbimet zjarrëfikëse së bashku me policinë kanë gjetur në një distancë prej 3 metrash një Kuran, i cili nuk ishte i dëmtuar dhe i djegur. Libri i shenjtë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale për gjurmë gishtash.
Ndërsa anëtarët e grupit hetimor e konsiderojnë praninë e Kuranit, si një kushtëzim që i është bërë viktimës për t’u betuar mbi librin e shenjtë për ndonjë dyshim që ata kanë patur se viktima i kishte mashtruar apo gënjyer.
E gjithë ngjarja vijon të mbetet enigmatike ndërsa për përcaktimin e identitetit të viktimës do të jetë krahasimi i gjurmëve biologjike të viktimës dhe familjarëve të të dyshuarit nëpërmjet ekspertizës së ADN që do të përcaktojë nëse kemi të bëjmë me 57-vjeçarin nga Mitrovica. Vëllai i Xhafer Osmanit ka deponuar në polici se që prej të premtes në mbrëmje telefoni i dilte i fikur./tvklan.al
Gazetar: Spartak Koka