Pas Andit dhe Beartit ka ardhur më në fund edhe një reagim jo i drejtpërdrejtë nga Tea në lidhje me fotot “shokuese” të publikuara të premten.
Tea ka publikuar në llogarinë e saj personale në Instagram një foto nga Boga ku ishte me Beartin. Bashkë me foton, ajo shkruan: “Krimi perfekt nuk ekziston, ose ti thjesht lë gjurmë sepse do që të të kapin.”
Si duket Tea po nënkupton që fotot e publikuara, në të cilat ajo shfaqet duke u puthur, jo me Andin por me Beartin, nuk janë publikuar pa pëlqimin e saj.
Më herët, në reagimin e tij, Bearti shprehej se ai dhe Tea janë bashkë dhe kjo e fundit ishte viktima në situatën e krijuar. /abcnews.al/