Një konflikt pak pas mesnate midis disa personave ka përfunduar me 3 persona të plagosur. Ngjarja ka ndodhur pranë Fushë Mamurrasit midis disa personave dhe ka përfunduar me të shtëna të armëve, sa mësohet paraprakisht dy persona nga Fushë Mamurrasi kanë mbetur të plagosur me armë, ndërsa dhe një person i tretë gjithashtu i përfshirë në konflikt ka mbetur i plagosur. Menjëherë për ngjarjen është njoftuar policia e Kurbinit të cilët kanë shkuar në vendngjarje duke prangosur 3 personat e përfshirë në konflikt, ndërsa është sekuestruar dhe një armë zjarri kallashnikov.
Mendohet se ngjarja ka ndodhur për çështje banale, ndërsa në konflikt mund të jenë përfshirë disa persona. Fillimisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pranë linjës hekurudhore në Fushë Mamurras dhe me pas ka përfunduar në qytetin e Mamurrasit. Policia po punon për sqarimin dhe zbardhjen e kësaj ngjarje të ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate. Policia ka shoqëruar disa persona. / abcnews.al