Një katastrofë si ajo e 1986, shërbimet sekrete japin alarmin: Europa mban frymën

schedule15:43 - 11 Mars, 2022

schedule 15:43 - 11 Mars, 2022

Inspektorati Shtetëror Rregullator Bërthamor i Ukrainës tha se furnizimi me energji elektrike në centralin e Çernobilit nuk është rikthyer ende. Kjo deklaratë vjen pas njoftimit të ministrisë së energjisë ruse e cila tha të enjten se specialistët bjellorusë e kishin rregulluar tashmë problemin, shkruan The Guardian.

Mediat ukrainase raportojnë duke iu referuar shërbimeve sekrete se rusët janë duke tentuar që të bëjnë një sabotim në centralin bërthamor të Çernobilit, që më pas të fajësojnë për këtë ukrainasit. Sipas “Kyiv Post”, ushtria ruse është duke aplikuar një plan të tillë duke përsëritur tragjedinë e prillit 1986, gjë që do të kishte pasoja katastrofike për zonën si edhe vetë Europën.

Ukraina paralajmëroi të mërkurën se ekzistonte një rrezik në rritje  i rrjedhjes së rrezatimit në termocentral, i cili shkaktoi shpërthimin më të madh bërthamor në botë në vitin 1986, pasi një kabllo e tensionit të lartë u shkëput gjatë luftimeve midis forcave ukrainase dhe ruse.

Duke shkaktuar në këtë mënyrë  ndërprerjen me energji elektrike. Inspektorati tha se përpjekjet për të rivendosur furnizimin e jashtëm me energji elektrike në vendin i cili ndodhet afër kufirit të Ukrainës me Bjellorusinë dhe aktualisht është i pushtuar nga forcat ruse, ishte ende në progres.

Ndërkohë, Inteligjenca ushtarake ukrainase tha në një deklaratë sot se Rusia po përgatiste një sulm në termocentralin e Çernobilit, për të cilin pushtuesit do të përpiqeshin të fajësonin Ukrainën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!