Një kampion që ka luajtur me Shqipërinë, Kukësi tenton goditjen “big”

schedule21:59 - 9 Janar, 2021

schedule 21:59 - 9 Janar, 2021

Tre ndeshjet e fundit të Kukësit kanë nxjerrë në pah një problem të madh që lidhet me pësimin e golave. Katër gola nga Partizani, tre nga Teuta dhe tre të tjerë nga Laçi sot janë shumë dhe duhet bërë diçka që të ndryshojë kjo situatë.

Te Kukësi janë ulur dhe kanë diskutuar për përforcimet dhe në listën e tyre janë disa futbollistë, vendas dhe të huaj. Një prej tyre është edhe mbrojtësi Herdi Prenga, vjet pjesë e Riga në Letoni ku u shpall kampion.

 

Mbrojtësi 26-vjeçar, i cili ka luajtur edhe në Kroaci me Lokomotiva Zagreb dhe Inter Zapresic, është lojtar i lirë dhe mbetet të shihet nëse do të jetë i interesuar të aktivizohet në Kategorinë Superiore.

Kukësi e ka të domosdoshme të afrojë një mbrojtës qendre, pasi para pak ditësh u zyrtarizua edhe largimi i Kenan Horic dhe trajneri Rraman Hallacci ka pak alternativa në repartin difensiv. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!