Barcelona ka nënshkruar zyrtarisht me Ibrahim Diarra, një nga talentet e mëdha të Botërorit U17 që u mbaj në Indonezi, duke shënuar 5 gola dhe 4 asistime për kombëtaren e Malit.
Transferimi te Barça i sulmuesit premtues 17-vjeçar, i cili zakonisht luan si anësor i djathtë, është konfirmuar zyrtarisht nga klubi i tij, Academie Africa Foot.
“Ibrahim Diarra, i njohur si Kaka, po shkon në një kurs trajnimi në Barcelonë si pjesë e bashkëpunimit tonë me FC Barcelona. I urojmë guzxim dhe sukses në këtë fazë të re”, ka shkruar Academie Africa në rrjetet sociale.
Ibrahim Diarra tashmë është stërvitur me skuadrën e Barcelona B të drejtuar nga Rafa Marquez për të pasur kontaktin e tij të parë me klubin e Barcelonës. Sipas “Sport”, Ibrahim Diarra, “Kaka i Barçës”, do të nënshkruajë zyrtarisht për Barcelonën në dhjetor të vitit 2024 kur të mbushë 18 vjeç./h.ll/abcnews.al
?⚫ Annonce officielle ?⚫
Ibrahim Diarra dit Kaka, part pour une formation à Barcelone dans le cadre de notre partenariat avec le @FCBarcelona. Nous lui souhaitons courage et succès dans cette nouvelle étape. Restez connectés pour suivre son parcours exceptionnel ! ⚽? pic.twitter.com/34eLcjpX6j
— Academie Africa Foot (@AfricaFootMali1) January 30, 2024