Flori Mumajesi është bërë nostalgjik dhe ka ndarë me ndjekësit disa nga këngët që ka realizuar ndër vite. Së fundmi, kantautori ka publikuar një foto me babain e tij. “Një jetë që nuk të thërras, e as nuk e them dot me zë babi”, ka shkruar artisti krahas fotos që ka publikuar kur ka qenë i vogël.
Kujtojmë që artisti i mirënjohur humbi të ëmën më 23 Shkurt të vitit të kaluar për shkak të problemeve me zemrën. Kantautori e kujtoi të shtrenjtën e tij më 23 Gusht, për 40 vjetorin e lindjes, teksa theksonte se ajo iku nga jeta në të njëtën datë që ajo e solli në jetë.
/abcnews.al