Një jetë me gjuhën shqipe/ Rrëfehet Seit Mansaku: Është elementi themelor i një shoqërie dhe i një populli

schedule09:03 - 23 Prill, 2024

schedule 09:03 - 23 Prill, 2024

Gjuhëtari dhe akademiku i nderit, Seit Mansaku ka bërë një rrëfim tepër të veçantë në emisionin “Pas Mesnate”.

Ai ka treguar se ka një jetë që merret me gjuhën shqipe, problematikat e saj dhe deri te marrëdhëniet me gjuhët e tjera.

“Kam një jetë me gjuhën, me historinë e gjuhës, me problemet e gjuhës, për problemin e origjinës së gjuhës shqipe, për problemin e marrëdhënies së gjuhës shqipe me gjuhët e tjera, për veçantinë e shqipes në rrethin e gjuhës indoeuropiane dhe për problemet që ka sot shqipja, në kohën e mondializmit, e kontakteve të shumta që mund ta ruajmë identitetin gjuhësor të shqipes sepse është i rëndësishëm. Gjuha është elementi themelor i një shoqërie, i një populli, prandaj dhe vlerësimet për gjuhën, konkluzionet, komentet do të duhet të jenë sa më të mbështetura”.

Sipas Mansakut, studimi i mirëfilltë për gjuhën shqipe ka nisur nga shekulli i 19-të

“Shqipja si gjuhë e veçantë dhe e lashtë ka tërhequr vëmendjen e studiuesve prej shumë kohësh. Gjëja e parë që kanë vënë në dukje, që i ka rënë në sy atyre që kanë pasur kontakt me vendin tonë, kur kanë pasur kontakt me shqiptarët, është një gjuhë që nuk ka lidhje me greqishten, as me latinishten dhe kanë filluar kërkimet për të përcaktuar origjinën e saj dhe lidhjet me gjuhët e tjera indeoeuropiane. Studimi i mirëfilltë për gjuhën shqipe ka nisur nga shekulli i 19-të, nga viti 1850”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!