Mjeshtri i baletit Llaqi Nako, ditëlindjen e 80_të e ka festuar aty ku e nisi, në skenën e Akademisë së Arteve mes miqëve artistë dhe balerinëve të se ardhmes. Në këtë përvjtor ka zgjedhur të prezantoi tre librave te tij “ Ersi “ novelë , dhe romanet “Mekatarët” dhe “Rikthimi”.
Baleti është jeta e tij, ndaj edhe në këtë takim për librin nuk mund të mugonte poetizmi i lëvizjes me të cilën lidh edhe fjalën e tij gjatë prezantimit të librave
Llaqi Nako.
Artist virtuoz e ka nisur punën në Teatrin e Operës dhe Baletit si valltar e më tej si solist i parë ku ka debutuar në balete të shumta të repertorit shqiptar dhe te huaj, por që mbahet mend për skalitjen e Halilit.
Në interpretimet e mëtejshme si koreograf i baletit për fëmijë dhe i festivaleve e spektakleve, Llaqi Nako ka pasur një imagjinatë krijuese e poetike të veçantë. Profili i artistit bëhet më i plotë me daljen në dritë të disa veprave letrare./abcnews.al

