Ky eshte imazhi i ri i “Mësonjëtores”. Pjesë nga filmi që mban firmën e regjisorit Muharrem Fejzo, skenarin e Natasha Lakos, dorën e piktorëve Shyqyri Sako e Ilia Xhokaxhi e lojën e shkëlqyer të Roza Anagnostit, Gulielm Radojës, Robert Ndrenikës, Ardian Cergës u shfaq në Palltin e Brigadave për publikun e përzgjedhur.
Mësonjësja Roza Aanagnosti e cilëson rolin e Dfinës si kurorën e artë të roleve të saj, që i dha kupen e festivalat 44 vite më parë.
Që me leximin e parë Anagnosti thote, se zemra i rrahu fort, pasi do të portretizonte Sevasti Qiriazin, e aq me tepër që filmi i bën homazh rezistencës kombëtare për gjuhën shqipe
Ardian Cerga i bashkohet aktores Roza Anagnosti dhe kujton se në këtë film që i dha jete Kajos ishte 22 vjeç.
Pas resturimit si rezultat i bashkëpunim mes AQSHF dhe Qendrës se Artit Bashkohore Harabel pritet qe “Mësonjëtorj” të ketë një jetë re. Fillimisht do të ketë një premierë ne kinema Millenium per ditëlindjen e Roza Anagnostit ne tetor, per te vijuar me përfaqësimin në festivale ndërkombëtare në sesionet e filmave retrospektiv.
/abcnews.al
View this post on Instagram