Një italian në krye të Flamurtarit/ Françesko Moreiro rikthehet në futbollin shqiptar, trajneri i ri i ekipit vlonjat

schedule14:26 - 8 Tetor, 2025

schedule 14:26 - 8 Tetor, 2025

Francesko Moreiro është traineri i Flamurtarit. Italiani vjen në krye të ekipit vlonjat pas largimit të spanjollit Garsia.

Moreiro rikthehet në futbollin shqiptar pas eksperiencës tek Laçi ndërsa e gjen Flamurtarin në një moment shumë të vështirë me vetëm dy pikë dhe në vend të fundit.

Pritet vetëm zyrtarizimi i italianit në krye të pankinës vlonjate teksa nga burime të klubit mësohet se është arritur marrëveshja mes të dy palëve që trajneri italian të drejtojë Flamurtarin deri në fund të këtij sezoni futbollistik.

Moriero ka pasur një karrierë të pasur si lojtar në futbollin italian duke luajtur edhe për Romën e Inter. Ndërsa si trajner ka drejtuar disa skuadra në Itali.

Në Shqiperi rikthehet pas drejtimit një vit më parë të ekipit të Laçit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!