Një i vdekur në Tiranë, detajet: Sherri nisi në lokal, më pas autori nxori thikën

schedule12:28 - 7 Maj, 2022

schedule 12:28 - 7 Maj, 2022

Një 60-vjeçar humbi jetën sot në Tiranë, pasi u godit me thikë. Viktima është identifikuar si Ilir Kapo. Ky i fundit u godit me thikë nga 37-vjeçari Olger Dhimitri, i cili u arrestua nga policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në zonën e “Harry Fultz” në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë të ditur për gazetaren Xhensila Kodra se viktima dhe autori jetonin në të njëjtën lagje.

37-vjeçari, i cili ndodhet në ambientet e komisariatit është në gjendje të dehur. Mësohet se konflikti ka nisur me fjalë në një lokal të lagjes dhe më pas kanë dalë jashtë.

Autori e ka goditur me thikë, ku si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçari humbi jetën. Dyshohet se 37-vjeçari është gjithashtu edhe përdorues i lëndëve narkotike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!