Një i vdekur dhe 137 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë

schedule16:50 - 18 Tetor, 2020

schedule 16:50 - 18 Tetor, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 869 mostra të marra nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultuan 137 pozitivë. Ndërkohë që një pacient nuk arriti që të fitonte luftën me sëmundjen duke ndërruar jetë.

Të shëruarit janë 49 në 24 orët e fundit në Kosovë. Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 16.891 raste nga 80.058 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2 dhe 653 vdekje nga fillimi i pandemisë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!