Një i moshuar nga Michigan është lavdëruar për ndershmërinë e tij pasi ka gjetur 43,000 dollarë para në jastëkët e një divani të dorës së dytë që ai bleu, por pastaj gjeti pronarin dhe i ktheu çdo qindarkë.
Howard Kirby, bleu divanin për 70 dollarë në Owosso, Michigan.
Ai po endej në dyqane për të blerë sende për vendin se ku po banonte. Pas disa javësh kur e gjeti divanin dhe e bleu, ai dhe nusja e tij vendosën të heqin kapakët e jastëkut dhe aty zbuluan paratë e fshehura.
Kirby foli menjëherë me një avokat i cili i tha atij se nuk kishte të drejtë ligjore ta kthente divanin dhe se mund ti mbante paratë por ai tha që do ndihej më mire nëse do i kthente paratë tek pronari.
Kirby mori paratë dhe i ktheu në dyqan, ku ai e kishte blerë atë dhe u kërkoi atyre që të gjenin personin që i kishin humbur paratë. Disa ditë më vonë u njoftuan se ata tashmë e kishin gjetur pronarin e parave dhe ia kishin dorëzuar atij të gjitha./abcnews.al