Një i mitur është dërguar pa shenja jete në spital.
Burime për “ABC News” bëjnë me dije se i mituri D. M, 13 vjeç është banor i Delvinës dhe se është dërguar në spitalin e Sarandës. I mituri ishte me familjarët në Lukovë.
Ndërkohë policia është duke hetuar ngjarjen ndërsa ende nuk ka një informacion të plotë.
Në trupin e të miturit nuk janë konstatuar shenja dhune.