Riorganizim me humbesa dhe grupe zjarri. Pas doreheqjes se Bujar Leskajt nga Vlora, Berisha ka caktuar drejtues politik nje personazh qe nuk ka lidhje me qarkun, ish deputetin e Elbasanit, Aurel Bylykbashi.
Bylykbashi eshte nje prej kandidateve per deputet ne zgjedhjet e 11 majit, ku pavaresisht se u katapultua ne listen e mbyllur te PD ne Elbasan, nuk arriti dot te fitoje as mandatin e tij, duke lene qarkun me 4 mandate per PD.
Vec besnikerise ndaj Berishes, Bylykbashi ka dhe nje tjeter merite qe i shkon per shtat kesaj PD.
Ne fushaten elektorale te 11 majit ne Cerrik, pas vjedhjes se deges se PD ne qytet, Bylykbashi kercenoi se mund ti vinte zjarrin zyrave te PS, e njejta direktive qe Berisha dha disa jave me pare.
“Çfarë duan këta që 10 ditë përpara zgjedhjeve të marrim urat e zjarrit në dorë dhe të djegim zyrat. Ne mund ta bëjmë edhe këtë, por do ta çojmë Elbasanin, Cërrikun në një konflikt akoma më të madh se në 2021.”
2021-shit, Aurel Bylykbashi i referohet vrasjes se Pjerin Xhuvanit nga grupi mbrojtjes se votes te PD ne Elbasan, me drejtues politik asojkohe Gazment Bardhin.
Nje ngjarje qe Bylykbashi e kishte paralajmeruar qe ne vitin 2019, kur ne diten kur PD do te bojkotonte zgjedhjet lokale, kerkonte vrasje.
“Ka vëllavrasje, ka luftë civile? Le të ketë!! Patjetër që le të ketë, ne nuk kthehemi mbrapa sepse nuk do të bëjmë gabimin që bënë gjyshërit tanë në 1944! “
Nje gje eshte e qarte: berisha ne vloren e goditur me rende nga te gjithe prej ngjsrjeve te 97, berisha mund te kishte cuar nje drjetues politik qe nuk e ka fiksim luften civile me kundershtaret politike


