Një hit vere, lind në dush? Jashtë finales së ‘Kënga Magjike’, Aureli & Mario nuk ndalen!

schedule18:24 - 24 Qershor, 2021

schedule 18:24 - 24 Qershor, 2021

“Shok e vëlla” është dueti që ka bërë përsëri bashkë Aurel Thëllimin dhe Mario Bregun. Këta të fundit gjatë intervistës në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi treguan kiminë e projekteve të tyre. Pas bashkëpunimit në Këngën Magjike, Aureli dhe Mario erdhën me këtë videoklip, një bashkëpunim që sipas tyre ishte shumë spontan.

“Unë me Marion kemi bërë këngën e ‘Këngës Magjike’, që për mua është një nga këngët më të mira në marrëdhënie me veten time. Mario është kantautor që ka bulza shumë të bukura te materialet e veta. Kjo bulzë ndodhi rastësisht në studio, ku Mario na tha “sot në dush më erdhi ky pasazhi”, pohoi Aureli.

Ermali e ngacmon Marion se pas dushit erdhi melodia?

“Nuk ka formulë por le të themi që unë e kam nga dushi”, tha Mario duke qeshur.

A ka një prapavijë për të kapur të gjitha dasmat dhe eventet?

“Mund të them që është një këngë shpitërore. Ka dalë nga shpirti, me gjithë dëshirën, me gjithë ndjesinë që ndjen një kompozitor. Dasmat po erdhën le të vinë”, tregoi Mario.

“Qëllimi është që të depërtojë kenga, qëllimi është të depërtojë tek fëmijët që janë e ardhmja dhe në eventet kryesore si një ballo e madhe që është dasma”, shtoi Aureli.

Ermali ndalet edhe tek Kënga Magjike dhe i pyet të dy djemtë nëse u mërzitën që nuk ishin në finale.

“Jo nuk ka pse mërzitem. Unë bëra maksimumin tim dhe ishte një këngë që e shijova shumë nga momenti që fillova ta kompozoj deri në fund dhe performanca që vazhdoi me Aurelin”, tha Mario.

Ndërkohë Aureli shtoi se: “E kisha parapërgatitur që ne do ta kishim udhëtimin deri aty. Qëllimi i një materiali nuk është afashkurtër. Një këngë e mirë i mbizotëron kohës”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!