Samir Handanovic, portieri slloven, është larguar nga klubi i Interit.
38-vjeçarit nuk iu rinovua kontrata dhe kështu është larguar nga zikaltërit si një lojtar i lirë. Një karrierë perfekte me Interin, ku shifrat e tregojnë më së miri se sa i rëndësishëm ka qenë për klubin.
455 ndeshje në total me zikaltërit dhe 40 mijë e 897 minuta për të, shifra të jashtëzakonshme. Handanovic ka qenë një nga portierët më të mirë në Itali ndër vite, me një performancë tepër të mirë./ h.ll/abcnews.al
Grazie Samir ? ?? #ForzaInter pic.twitter.com/5IfFUifWhX
— Inter (@Inter) July 12, 2023