Një helikopter rus është rrëzuar pranë brigjeve të Krimesë

schedule13:06 - 10 Prill, 2024

schedule 13:06 - 10 Prill, 2024

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se një helikopter sulmues Mi-24 u rrëzua këtë të mërkurë rreth orës gjashtë të mëngjesit me orën e Moskës gjatë një fluturimi të rregullt mbi Detin e Zi pranë bregut perëndimor të Krimesë.

Shkaku paraprak i rrëzimit është një mosfunksionim i helikopterit, sipas deklaratës.

Ministria tha se shërbimi i kërkim-shpëtimit ndodhet në vendin e aksidentit.

Helikopteri transportues-luftarak Mi-24 “Krokodil” është krijuar për të rritur fuqinë e zjarrit dhe lëvizshmërinë e njësive tokësore. Është prodhuar në mënyrë serike që nga viti 1971.

Mi-24 është eksportuar në më shumë se 30 vende dhe është ende një nga helikopterët sulmues më të zakonshëm në botë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!