“Një grup xhirimi shpëtoi nga tatuazhi i Maradonës”, raportoi nga fronti i luftës, gazetari: Si na ndaluan grupet e vullnetarëve

schedule12:30 - 11 Mars, 2022

schedule 12:30 - 11 Mars, 2022

Grupi i xhirimit të ABC mbylli me sukses misionin në Kiev, ku fatmirësisht nuk u shënuan incidente. I ftuar në “ABC Live”, gazetari Taulant Kopliku ka rrëfyer të gjithë rrugëtimin për në zemër të Kievit, të cilën Rusia po tenton prej disa ditësh që ta pushtojë.

Si një skenar filmi përngjan rrëfimi i gazetarit gjatë hyrjes në Kiev. Kopliku tregon mes emocionesh edhe një ndodhi që kishte përjetuar ai dhe grupi i xhirimit të ABC, ku ju ishte dashur të përballen me një grup vullnetarësh ukrainas. Edhe pse grupi i xhirimit u kishte treguar dokumentet, ata dyshonin se mund të ishin të infiltruar të Rusisë. Kopliku rrëfen se u është dashur 45 minuta sqarimet dhe verifikime për të vijuar më pas rrugën.

“I kemi rënë gjatë për të mos pasur probleme me rusët. Kemi udhëtuar ditën e natën. Shoqëruesi bënte telefonata dhe kemi pritur pa lëvizur shumë herë, për të kaluar në rrugicën e duhur. I vetmi problem ishte me një skuadër të forcave vullnetar ukrainase. Për 45 minuta na ndaluan dhe kishin frikë mos ishin spiunë rus. Ka ndodhur kjo edhe me dy trupa të tjerë të mediave. Njëri grup nga Argjentina, është shpëtuar nga tatuazhi i Maradonës se gazetarit që e kishte në krah. Se forcat vullnetare janë grupe lagjesh apo fshati dhe nuk pyesin për komandat e tjera. Ne u tregojmë dokumentin dhe nuk kanë intelektin e një komandanti. Verifikuan dhe bën telefonat dhe më në fund u sqaruan. Ky ishte problemi i vetëm që kishim” u shpreh Kopliku.

Gazetari u shpreh se i vetmi moment që kanë veshur masa mbrojtëse ka qenë në frontin e luftës, pasi sipas tij, masat mbrojtëse do të ishin të pa nevojshme në vende të tjera për shkak se rusët sulmonin me raketa.

“Guida e njihte rrugën. Personalisht kisha një filozofi dhe me grupin. Në ati zona i vetmi problem ishin rakete dhe mortajat. Nuk do na qëllonin me armë. Diskutimi ynë ishte i tillë se po u goditëm me një raketë nuk na duhet më gjë anti-plumbi. I vetmi moment me kaskë mbrojtëse ishte në front me një kaskë në kokë. Na ka ndihmuar personin në fjalë për të shkuar në front. Dhe ushtria e ka konfirmuar. Ne kemi pritur atje. Kemi pamje gjatë rrugës dhe nuk të linin të filmosh” tha Kopliku.

Kopliku mes të tjerash rrëfen se ka pasur momente që forcat ruse i kishin vetëm 500 metra larg.

“E përcaktonin ata vendin ku do raportojmë. Janë pamje “të vjedhura”. Ne lëviznim drejt frontit dhe rusët i kishim vetëm 500 metra distancë në krahun tjetër. Ka disa gazetar në Mariopol, kanë ngecur aty. Hakun e Kievit ato po e marrin në qytete të tjera.”

“Kievi do mbrohet. Nuk ka asnjë mundësi që rusët të hyjnë në Kiev. Kështu besojnë ata. Zelensky po i motivon ushtarët. Prania e tij në Kiev i motivon. Kam parë djem të ri 20 vjeç që qeshnin dhe ishin optimist. Kemi qëndruar 3 ditë në Kiev. Hoteli ndërsa palestra nëntokë ishte se vendstrehim.”

“Më dukej e turpshme të intervistoja njerëzit atje. Hyn njerëzorja pastaj. Kur shkon atje hyn pjesa njerëzore dhe nuk është gazetari brenda teje po njeriu.” u shprehe Kopliku. /abcnews.al/