Një grup motoristësh i bashkohen nismës së Bashkisë së Tiranës

schedule14:23 - 7 Prill, 2019

schedule 14:23 - 7 Prill, 2019

Nismës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve, kësaj here iu bashkua një grup motoristësh. I pranishëm ishte dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili njoftoi nisjen e një fushate ndërgjegjësimi për rritjen e sigurisë rrugore.

Rritja e sigurisë së përdoruesve të rrugës në kryeqytet do të jetë nisma e radhës së Bashkisë së Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj e bëri të ditur pas aksionit të mbjelljeve në parkun e Liqenit Artificial. Thirrjes së bashkisë se kushdo që zotëron një mjet të dhurojë pemë, këtë herë iu përgjigj një grup motoristësh.

“Duam të nisim një fushatë për ndërgjegjësimin e përdoruesve të motorëve, sidomos ata që shpërndajnë ushqime, për të respektuar rregullat e trafikut, për të siguruar fillimisht jetën e tyre, dhe pastaj për të thyer rekordet e çuarjes së ushqimit në destinacion. Një qytet ku të gjithë punojnë më shumë për sigurinë në rrugë qoftë të atyre që janë mbi mjete apo të atyre që janë këmbësorë është një qytet miqësor për të gjithë”, tha Veliaj.

Ndërkohë Veliaj përsëriti thirrjen drejtuar qytetarëve që të shfrytëzojnë ditët e Prillit dhe të festojnë ditët e shënuara në jetën e tyre duke mbjellë një pemë në kryeqytet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!