Një grua mësohet se ka hapur zjarr ndaj një gruaje tjetër në një pastiçeri, në Nea Madyto të Selanikut, Greqi, mëngjesin e sotëm. Si pasojë e të shtënave ka mbetur e plagosur shënjestra dhe autorja.
Mësohet se kjo e fundit ndodhet në gjendje kritike. Për momentin nuk ka të dhëna të tjera për rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
E plagosura është me moshë mesatare dhe sipas të dhënave të para mësohet se ka marrë të paktën tre të plumba me armë zjarri, ndërsa gjendja e saj është kritike. g.v/abcnews.al