Një goleador, një kapiten dhe një mbrojtës: Të pezulluarit e Superiores

schedule09:40 - 15 Qershor, 2020

schedule 09:40 - 15 Qershor, 2020

Armenis Kukaj nuk mund të luante dje me Luftëtarin, për shkak se kishte plotësuat numrin e kartonëve të verdhë. Mbrojtësi shkodran do të jetë gati për javën e ardhshme për trajnerin Neritan Novi, ndërkohë që sot janë edhe tre lojtarë të tjerë që janë të pezulluar.

Kukësi do të ketë kapitenin Besar Musolli, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Trajneri Orges Shehi do të aktivizojë një tjetër lojtar sot kundër Luftëtarit, ndërkohë që mesfushori do të jetë i gatshëm me Laçin.

Këta të fundit nuk mund të bëjnë llogari me Kyrian Nwabueze. Autori i 17 golave u ndëshkua me të verdhë në sfidën e fundit me Vllazninë dhe shpresohet që ndaj Kukësit të jetë gati, pasi vijon me periudhën e rikuperimit.

Sot një mungesë të rëndësishme e ka edhe Flamurtari. Mbrojtës Denis Pjeshka është ai që duhet të pushojë këtë javë te Flamurtari. Shkodrani nuk mund të luajë kundër Kukësit, takim që pritet ta ndjekë nga tribuna. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!