Një gjeni shqiptar në Harvard, Jon Syla: Si nisi pasioni im për fizikën

schedule10:03 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 10:03 - 23 Dhjetor, 2020

Studenti Jon Syla është pranuar për të studiuar fizikë dhe neuroshkencë në njërin prej universiteteve më të mira të botës, në atë të Harvardit në SHBA. Në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit”, Joni tha se ka qenë pikërisht mësuesi i tij i fizikës ai që e ka frymëzuar drejt këtij rrugëtimi.

Pranimi në Harvard ka qenë një proces goxha i gjatë dhe çdo gjë që kam përfshirë në aplikimin tim ka qenë gjithçka që kam bërë gjatë shkollës së mesme. Jam marrë me garat e fizikës dhe në vitin e fundit të shkollës së mesme fitova bursë për një program shkëmbimi në Amerikë ku kam përfunduar dhe vitin e fundit.

Falë arsimtarit tim të klasës tetë dhe nëntë, kishte një pasion të madh për fizikën dhe mënyra sesi shpjegonte ide komplekse për t’i kuptuar sa më lehtë. Për mua ka qenë shumë interesante dhe më kanë bërë me u ndjerë sikur di më shumë përreth botës, ajo ndjenjë që më ka lënë mua dhe nxënësve të tjerë më ka pëlqyer shumë. Kështu kam vazhduar në rrugën e studimit të fizikës.“, u shpreh Joni.

Përtej talentit të tij në fizikë, Joni tha natyra e tij kompetitive ka bërë që ai të bëhej pjesë e një sërë garash duke përfaqësuar denjësisht Kosovën dhe duke marrë një sërë vlerësimesh.

“Nëse flasim për fizikë, kam qenë shumë më i suksesshëm. Kam fituar në nivel nacional vendin e dytë në klasën e nëntë, në klasën e 10 dhe të 11 kam fituar vendin e parë. Kisha fatin të isha pjesë e ekipit të parë përfaqësues në historinë e Kosovës në garat europiane të fizikës. Kam marrë pjesë dhe në gara kompetitive të tjera por ato janë të lidhura me debat.“, u shpreh Joni. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!