“Një gëzim për t’u parë”, elozhe për adoleshentin e Liverpoolit pas paraqitjes fantastike me kombëtaren

schedule09:58 - 13 Tetor, 2021

schedule 09:58 - 13 Tetor, 2021

Ylli i Liverpoolit, Conor Bradley është etiketuar si një “gëzim për t’u parë” pasi 18-vjeçari bëri debutimin e tij me kombëtaren e parë të Irlandës së Veriut të martën.

Ndeshja në transfertë ndaj Bullgari la një shijë të “hidhur” për ekipin e Baraclogh, pasi ata u mundën me rezultatin 2-1 edhe pse bënë një pjesë të parë fantastike.

Ky rezultat ka “shuar” shpresat e Irlandës së Veriut për të arritur në Kupës e Botës, Katar 2022.

E vetmja gjë positive në këtë këto kualifikuese për kombëtaren e Irlandës është një dalja e një “grushti” lojtarësh të rinj shumë premtues.

Ka disa që duket se do të bëjnë mirë në të ardhmen, e me siguri më i miri prejt tyre pritet të jetë Bradley.  Adoleshentit iu dha shansi nga minuta e parë dhe ishte mbreslënës deri në mesin  e pjesës së dytë kur u zëvendësuea.

Shumë tifozë, përfshirë edhe ata të Liverpoolit, insistuan në rrjetet sociale se kishin parë diçka të veçantë në performancën e Bradley. Dhe kju u konfirmua edhe pas vlerësimit që iu bë lojtarëve nga Belfast Telegraph, pasi ylli i Reds mori vlerësimin më të lartë me notën 7. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!