Sipas TodoFichajes, Ronald Koeman do të shkarkohet nga posti i trajnerit të Barcelonës nëse skuadra katalanase nuk ia del të marrë tre pikë sonte në Nuevo Mirandilla.
Marrëdhënia midis trajnerit dhe Juan Laportas tani është e paqëndrueshme dhe shkarkimi i tij madje është konsideruar para kësaj ndeshje.
“Trajneri varet gjithmonë nga rezultatet dhe loja dhe Koeman e di këtë. Ai do të veprojë si profesionist, do të përpiqet ta kalojmë këtë situatë, e cila është e komplikuar dhe aq më tepër kur vjen puna tek ne,” the presidenti.
Roberto Martinez është i preferuari për të marrë timonin e ekipit. Katalanasi tashmë do t’i kishte thënë po Barcelonës dhe pengesa e vetme e mbetur është të kalosh Federatën Belge. Martinez ka një kontratë deri pas Kupës së Botës në Katar dhe largimi i tij do të ishte i mundur nëse ai depozitonte klauzolën e lirimit prej 1.8 miion eurosh.
Kartat në tavolinë janë të ndryshme dhe e ardhmja e Barcelonës kalon nga ndeshje e sotme edhe pse gjerat do të duhej të ndryshonin shumë që Koeman ta vazhdonte në Camp Nou, pavarësisht rezultatit të sotëm. /abcnews.al/