Një fëmijë mbytet në një pishinë në Kavajë

schedule11:42 - 23 Maj, 2018

schedule 11:42 - 23 Maj, 2018

Një fëmijë është mbytur teksa po lahej, në pishinën e një hoteli në Kavajë. Pavarësisht se i është dhënë ndihma e parë, 8 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Një fëmijë i vogël i shpëtoi vëmendjes së gjyshes dhe u mbyt aksidentalisht në pishinë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një nga hotelet në zonën turistike të Golemit.

Marlin Xhelo tetë vjeç, nuk mundi të mbijetojë, pavarësisht ndihmës së dhënë nga personeli i hotelit. Njëri prej punonjësve të hotelit Idai Zeka tregon momentin kur gjeti të voglin me pishinë.

“Kërko andej, kërko këtej nuk po e gjenim, një tjetër doli, ai kunati i shefit, kur e gjeti te pishinë e vogël”

Trupi i pajetë u dërgua në morgun e spitalit të Durrësit ku iu nështrua autopsisë mjeko ligjore me qëllim përcaktimin e plotë të shkaqeve. Por megjithëse u trajtua një mbytje aksidentale policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!