Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Një familje gati normale”/ Një roman triller, bestseller i përkthyer në gjithë Evropën

schedule09:34 - 19 Shkurt, 2025

schedule 09:34 - 19 Shkurt, 2025

“Një familje gati normale”, një roman triller, bestseller i përkthyer në të gjithë Evropën. Një dramë e treguar në tre plane dhe tregon gjërat më të thella që nuk dalin nga një familje.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, përkthyesja Evis Cerga rrëfeu se drama të rrëmben, dhe të bën të bëhesh pjesë duke pritur edhe çfarë do të ndodhë.

18-vjeçarja Stela akuzohet për vrasje. Një krim që e shtyn një familje deri në limite, u shpreh Cerga.



“Një kapitull i tërë merret me dilemat e tij personale dhe profesionale. Ai është edhe një nga trajnerët e ekipit të basketbollit. Po ashtu flitet edhe për raportin me të shoqen. Në kapitullin e tij është bashkëshortja, avokate penale, mbron kriminelë. Është edhe vajza, adoleshente, e bija e priftit, avokates, inteligjentë, por që në shkollë nuk shkon mirë. Është një sportiste ekselente, por që e lë edhe sportin”, tha ajo.

M. T. Edvardsson është shkrimtar suedez. Punon si mësues në Trelleborg dhe jeton me familjen në Löddeköpinge, Suedi. Është autor i tri romaneve dhe i dy librave për të rinj.

Romani “Një familje gati normale” u botua fillimisht në ShBA e më pas në shumë gjuhë e vende të tjera dhe shpejt arriti sukses ndërkombëtar. Ky roman e vendosi Edvardssonin në radhët e autorëve suedezë më të njohur e më të vlerësuar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!