Dashurinë për Georgina Rodriguez e ka bërë publike kohë më parë, por sërish vazhdon të tregojë lidhjen e ngushtë që ka me të. Cristiano Ronaldo ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet sëbashku me bukuroshen Georgina dhe katër fëmijët e tyre.
Në foto, futbollisti 34-vjeçar mban në krahë vajzën 1-vjeçare, Alana Rodriguez, ndërsa janë edhe tre fëmijët e tjerë Eva Maria Dos Santos, Mateo Ronaldo dhe Cristiano Jr. Ky i fundit në foto shikon me kujdes vëllain e vogël.
Postimin Cristiano Ronaldo e shoqëronte me përshkrimin “Mënyra më e mirë për të nisur fundjavën”. Georgina dhe Cristiano njihen që prej 2016-s. Kohët e fundit, Ronaldo rrëfeu në një intervistë për Piers Morgan se planifikon të martohet me bukuroshen spanjolle./abcnews.al